
Kristen Stewart, Marion Cotillard dhe Nicole Kidman pozuan për revistën “W” si rrallëherë fansat mund t’i shohin…pa “make up”.
Tre aktoret më në zë të Hollywood-it pranuan të fotografoheshin në gjendje e tyre natyrale, pa hedhur asgjë mbi fytyrë. Kristen duket disi e lodhur. Ajo flet edhe për filmin e saj të fundit, “On the Road”. Në këtë film Kristen i është dashur të zhvishet disa herë.
Ajo pranon se gjithcka rreth filmit rrotullohet tek “lakuriqësia e saj”, por shton se sfida e vërtetë për të në këtë film ishte kërcimi. “Të zhvishesh në një film nuk është asnjëherë më e vështirë se sa të kërcesh. Më është dashur shumë punë dhe prova sfilitëse për t’u përshtatur me skenat e kërcimit”, thotë ylli i sagës “Twilight”.
Ndërsa për Nicole Kidman, nënë e dy fëmijëve duket se vitet kanë ngecur. 45-vjeçarja shfaqet natyrale e ulur në një karrige me flokë të shkujdesura.
Më origjinale është treguar Marion Cotillard. Aktorja franceze shfaqet e freskët dhe e sapodalë nga dushi.
Top Channel