Jennifer Lopez, pa mbathje në premierën e filmit
25/01/2013 15:35
Jennifer Lopez u prezantua në premierën e filmit të saj më të ri me titull ‘Parker’ pa mbathje.
Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, e çara e të cilit tregonte qartë faktin se ajo kishte “harruar” të brendshmet për promovimin e filmit.
Në deklarata të mëparshme, J-Lo ka pranuar se ka qenë në një stres të jashtëzakonshëm gjatë xhirimeve pasi sapo ishte divorcuar nga Marc Anthony.
“E kisha të vështirë të zgjohesha në mëngjes dhe të punoja. Kur je e trishtuar dhe e stresuar është shumë e vështirë. Ndjeja sikur e gjithë jeta ime ishte shkatërruar”, deklaronte Lopez për ‘Daily Mirror’.
Top Channel