Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane Egjiptianët përkujtuan me protesta 2-vjetorin e rrëzimit të regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak. Forcat e policisë u përleshën me qindra protestues të mbledhur në sheshin Tahrir në këtë përvjetor.
Protestuesit janë thërritur nga opozita që akuzon presidentin Morsi se ka tradhëtuar revolucionin. Të enjten në mbrëmje protestuesit u përpoqën të zhvendosin barrierat bllokuese për në sheshin Tahrir. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Raportohet për dhjetra të plagosur.
Në fillim të këtij viti, një gjykatë apeli në Kajro urdhëroi rigjykimin e Mubarakut për rolin e tij në shtypjen me dhunë dhe vrasjen e qindra protestuesve dy ditë më parë. 84-vjeçari në gjykimin e parë u dënua me burg të përjetëshëm, ndërkohë që me rigjykimin rrezikon dënimin me vdekje.
Megjithatë, dy vite nga rrëzimi i Mubarakut, vendi vijon të jetë i trazuar. Opozita akuzon presidentin Mohamed Morsi se po grumbullon gjithë pushtetin në duart e tij, njëjtë si Mubaraku. Por ky i fundit thotë se kompetencat shtesë që i ka dhënë vetes janë të përkohëshme dhe do të hiqen në momentin e parë që vendi do t’i rikthehet normalitetit.
Top Channel