Bulqizë, humb jetën punëtori i rrugëve

25/01/2013 20:50

Një punëtor i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Bulqizë.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se personi në fjalë është shtetasi Ismail Balla, i cili ka rënë nga karroceria e makinës në ecje e sipër.

Sipas burimeve, viktima, 62 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë ecjes me automjetin e punës.

Autoritetet kanë lajmëruar familjarët e të ndjerit, të cilët do të marrin trupin e pajetë pasi ai të jetë dërguar më parë në morgun e qytetit.

Top Channel