Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane Dhoma në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një draft për të zgjatur kufirin e borxhit të vendit deri në maj, duke shtyrë debatin për buxhetin me Shtëpinë e Bardhë.
Propozimi kaloi me 285 vota pro dhe 144 kundër dhe u kërkon ligjvënësve që të miratojnë një buxhet nga mesi i prillit, ose të heqin dorë nga rroga.
Lideri i shumicës në Senat, Harry Reid ka deklaruar se dhoma e lartë do të miratojë së shpejti draftin për kufirin e borxhit, për ta çuar më pas tek presidenti për aprovimin përfundimtar.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney e cilësoi votimin si një “zhvillim të mirëpritur”. Administrata Obama deklaroi ditën e martë se presidenti nuk do të bllokonte një zgjatje afatshkurtër të kufirit të borxhit nëse kalonte në Kongres.
Departamenti amerikan i Thesarit po arrin kufirin prej 16.4 trilion dollarë dhe Kongresi duhet të lejojë që të merren hua më shumë para.
Drafti i miratuar të mërkurën zgjat autoritetin për borxhet federale deri më 18 maj. Republikanët i shtuan draftit një klauzolë për të mos lejuar ligjvënësit të marrin rrogat e tyre nëse nuk miratojnë një buxhet brenda datës 15 prill.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë miratuar një plan të plotë buxheti prej 4 vitesh, duke zgjedhur në vend të kësaj mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve qeveritare përmes disa afateve, i fundit i të cilëve skadon më 27 mars.
Top Channel