Real-Barça, klubet më të pasura në botë

24/01/2013 16:50

Reali i Madridit kryeson listën e klubeve më të pasura të futbollit në botë për të tetin vit radhazi, duke kaluar për herë të parë kufirin prej 500 milionë eurove të ardhura.

Në raportin e përvitshëm të “Deloitte” për vitin 2012, kampionët e Spanjës regjistrojnë një rritje prej 9% nga viti paraardhes, duke akumuluar të ardhura prej 513 milionë eurosh.

Barcelona dhe Manchester United janë dy klubet më të pasura pas madrilenëve, ndërsa Milani është klubi me të ardhurat më të larta në Itali në vitin 2012, ndikuar edhe nga shitjet e rëndësishme të disa futbollistëve kryesorë si Ibrahimovich apo Thiago Silva.

Ky është raporti i “Deloitte”, për 20 klubet me të ardhurat më të larta të vitit 2012.

  • 1. Real Madrid              513 milionë euro
  • 2. Barcelona                 483
  • 3. Manchester United     396
  • 4. Bayern Munich           368
  • 5. Chelsea                    323
  • 6. Arsenal                     290
  • 7. Manchester City         286
  • 8. Milan                        257
  • 9. Liverpool                   233
  • 10. Juventus                 195
  • 11. Borussia Dortmund   189
  • 12. Inter                       186
  • 13. Tottenham               178
  • 14. Schalke 04               175
  • 15. Napoli                      148
  • 16. Marseille                  135
  • 17. Lyon                        131
  • 18. Hamburg                 121
  • 19. Roma                     116
  • 20. Neëcastle                115

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA