Pakistan, qindra të burgosur pa gjyq

24/01/2013 15:50

Pakistani pranoi për herë të parë zyrtarisht se në kundërshtim me konventat dhe ligjet ndërkombëtare mban të burgosur 700 të dyshuar si militantë pa gjyq.

Prokurori i Përgjithshëm i Pakistanit, Irfan Qadir, pranoi se të burgosurit qëndrojnë në izolim në një burg të sigurisë së lartë në zonat fisnore pranë Afganistanit.

Ai shtoi se në zonë ekziston një “gjendje lufte” dhe se të burgosurit do të vazhdojnë të mbahen në qeli pa vendim gjykate, përsa kohë operacionet për normalizimin e gjendjes do të vazhdojnë.

Pranimi i Qadir erdhi gjatë një seance dëgjimi përpara Gjykatës së Lartë, pas lirimit të shtatë të dyshuarve nga burgu, që më pas u riarrestuan nga agjentët e fshehtë.

Pas pothuajse një vit qëndrimi në burg, të dyshuarit u paraqitën në gjendje të dobët shëndetësore në gjykatë një vit më parë, ndërsa katër persona të tjerë, që u ndaluan me ta, ndërruan jetë në aparanecë nga kequshqyrja.

Për qindra militantët e dyshuar, nuk është e qartë se kur mund të lirohen ndonjëherë, nëse kjo do të ndodhë. Qadir shtoi se do të jenë autoritetet ato që do të vendosin nëse një pjesë e tyre do të përballen me drejtësinë në gjykatë.

”Amnesty International”, në organizatë në mbrojtje të të drejtave të njeriut në të gjithë botën akuzoi Pakistanin në muajin dhjetor për mbajtjen arbitrare të mijëra të burgosurve dhe përdorimin e gjërë të tortutave në qendrat e vuajtjes së dënimit dhe komisiariatet policore.

Pranimi i mbajtjes së të paktën 700 militantë në burg pa gjyq, pritet të ngjallë një valë të re akuzash për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj vendit me 180 milionë banorë, që po përballet me një luftë të brendshme ndaj militantëve, që zotërojnë terrotire të gjera në zonat rurale pranë kufirit afgan.

Top Channel