Corona arrestohet në Lisbonë

24/01/2013 04:40

Fabrizio Corona, fotografi paparac, për të cilin u lëshua mandat arresti nga Interpol Milano, për shkak se është dënuar me 5 vite heqje lirie, është arrestuar nga policia portugeze në kryeqytetin e Lisbonës.

Corona është ndaluar në një stacion të metropolit portugez dhe, sipas burimeve të policisë së shtetit italian, i gjendur në pamundësi reagimi dhe i informuar për ndjekjen nga policia e Milanos dhe Interpoli, i është dorëzuar policisë portugeze.

Hetues të “Skuadrës së Lëvizshme” kanë qenë në Portugali prej disa ditësh. Kuestura e Milanos ka theksuar: “Më shumë se sa është arrestuar, mund të themi se është vetdorëzuar”.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, arratia nga ligji do të thotë shtimin me dy vjet e 10 muaj të dënimit. Me agjencinë e tij, Corona u bë një figurë qendrore në Itali, në vendin ku lindi dhe fjala “paparac” për fotoreporterin që zbulon jetën private të VIP-ave.

Corona u shpall fajtor për shantazhin, që i bëri futbollistit David Trezeguet, të cilit i kërkoi para në këmbim të disa fotove kompromentuese. Si Trezeguet, edhe personazhe të tjerë e akuzuan Fabrizio Corona-n, përfshi këtu edhe pjesëtarë të familjes së Silvio Berlusconi-t.

Për Corona-n, nuk bëhej fjalë për shantazhe, por thjesht se u kishte dhënë vipave një mundësi për të paguar fotot kompromentuese, për t’i tërhequr më pas nga qarkullimi. Ai i ka ofruar atyre të njëjtin çmim, që do t’i paguante një revistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA