Aksident rrugor, dy të vdekur, dy të plagosur

24/01/2013 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të
tjerëve është regjistruar në aksin nacional Elbasan-Librazhd në vendin e
quajtur kryqëzimi i Babjes.

Policia ben te ditur se mjeti me targa AA 582 FC eshte perplasur me nje maune me targa maqedonase per pasoje nje person ka mbetur i vdekur ne vend, ndersa tjetri ka gjetur vdekjen ne spitalin e Librazhdit. Nderkohe dy personat e plagosur jane derguar ne Spitalin Rajonal te Librazhdit ne gjendje te rende, njeri prej te cileve ne rrezik per jeten.  

Sipas te dhenave te para aksidenti eshte shkatuar nga shpejtesia e mjeteve dhe lageshtira ne rruge. Policia ka shoqeruar drejtuesin e maunes, shtetasin maqedonas Peco Stojanovski, i cili do te merret ne pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit te rende. Pritet qe te plagosurit te nisen drejt Spitalit Ushtarak per shkak te gjendjes se tyre te rende.

Ky eshte aksidenti i pare me pasoja tragjike per vitin 2013 ne qarkun e Elbasanit. Nje vit me pare ne kete qark u shenuan 109 aksidente me 29 te vrare.

Top Channel