Adele në ceremoninë e çmimeve Oscar

24/01/2013 00:00

Më 24 shkurt, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, Adele do të
këndojë duke shënuar performancën e parë që nga dita kur u bë nënë.

Parashikohet që këngëtarja angleze të këndojë “Skyfall”, që është dhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull që ka si protagonist agjentin sekret James Bond.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë stafi organizativ i Academy Award, që citon një deklaratë të Adele: “Jam e nderuar që jamë nominuar”.

Kënga në fjalë fitoi çmimin e kolonës zanore më të mirë në ceremoninë e Golden Globes, ndërsa filmi ka rezultuar kampion në historinë e arkëtimeve.

Top Channel