Policia e Tiranës është duke hetuar në lidhje me vrasjen e së martës në mbrëmje në kryeqytet, në dy pista.
Admirim
Sako, viktima 37 vjeçar ka qenë më parë i dënuar nga drejtësia
shqiptare, për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, si edhe për
armëmbajtje pa leje. Sipas të dhenave policore Sako ishte në listën e
policisë, si person me precedentë penalë për t’u mbajtur nën vëzhgim.

Por ekzekutimi i tij i përkon policisë me dy motive, atë të konflikteve të vetë viktimës, si edhe atë të një konflikti të vjetër të grupeve që janë pjesë e rrjeteve të ndryshme në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku një ndër miqtë e Sakos, Elton Deliu i vrarë në vitin 2008 bënte pjesë.

Sako per disa vjet me rradhë ishte duke administruar prona e tij së bashku me bashkorten e Deliut. Sipas policisë në vendin e ngjarjes u administruan tre gezhojat e një pistolete 9 milimetra, e cila i bind ata se ka të bëjë vetëm me një autor të mundshëm të vrasjes, i cili ka gjetur nje vend te pershtatshem per ta kryer krimin dhe per t’u larguar pa rene ne sy.

Duke qene se eshte e mbipopulluar, rruga “Myslym Shyri”, ai i është bashkuar pa asnjë problem kalimtarëve. Ndërkohë që në momentin e ekzekutimit nuk eshte mundur të dallohet nga asnjë prej dëshmitarëve në ngjarje. Policia mendon se viktima nuk e ka njohur autorin, pasi sipas ekspertizes nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’iu shangur atij, ndaj mendohet qe ekzekutimi te jete veper e ndonje vrasesi te paguar.

Top Channel