
50-vjetori i Traktatit të Elizesë mes Gjermanisë dhe Francës, që konsiderohet si themeli i bashkëpunimit të këtyre dy shteteve, është kujtuar në kryeqytet nëpërmjet një ekspozite të çelur pranë galerisë Fap, ku janë paraqitur disa pamje që kanë fiksuar momente nga nënshkrimi i tij.
Ekspozita është organizuar nga ambasadat e dy vendeve në Shqipëri.
Julia Wanninger, asistente në Parlamentin Europian, theksoi: “Mund të shikojmë zhvilimin që prej nisjes së bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Francës, si janë zhvilluar në rrjedhën e kohës këto marrëdhënie, pas luftërave botërore dhe në tërësi të lidhjes së tyre nëpërmjet kryetarëve të shteteve. Gjithashtu mund të shikojmë nëpërmjet pamjeve edhe larminë e marrëdhënieve gjermano-franceze.”
Traktati i Elizesë u firmos nga Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer më 22 janar të vitit 1963. Bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Francës konsiderohet si gurthemeli i projektit europian.
Top Channel