Irak, bombë në xhami, mbi 20 viktima

23/01/2013 00:00

Të paktën 23 persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhamia shiite në qytetin irakian Tuz Khurmato.

Sipas autoriteteve, sulmi kishte në shënjetër besimtarët shiitë që po merrnin pjesë në një funeral.

Tuz Khurmato është rreth 175 kilometra në veri të Bagdadit dhe është një rajon i banuar kryesisht me popullsi me etnicitet turk. Provinca është pjesë e kontestit për administrim mes kurdëve që qeverisin në mënyrë të pavarur në veri të Irakut dhe qeverisë së Bagdadit.

Megjithëse dhuna sektariane ka rënë ndjeshëm në krahasim me kulmin e saj, që e arriti në vitet 2006 dhe 2007, sërish sulmet ndaj besimtarët shiitë nuk janë ndalur. Këta të fundit fajësojnë militantët sunitë për këto akte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB