Të jesh e ndarë nga bashkëshorti pasi ky i fundit është me shërbim ushtarak është e vështirë, por një modë e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bën ndarjen paksa më të lehtë.
Bashkëshortet e ushtarëve bëjnë sete fotografike të “nxehta” në mënyrë
që të mbajnë zjarrin e pasionit ndezur edhe pse janë larg nga personat e
zemrës.
“Femrat duan të bëjnë diçka të bukur për bashkëshortët e tyre. Ushtarët ndihen mirë kur i vjen albumi me foto nga partnerja”, shprehet për ‘Daily Mail’ fotografja Daphne Hargrove.
“Kam fotografuar femra të të gjitha moshave dhe formave. Cdo femër ka bukurinë e saj dhe mundohem që këtë bukuri ta nxjerr sa më shumë në pah”, shton Daphne.
“Gjithmonë u them që për sesionin fotografik të veshin diçka seksi që burri ia pëlqen”, nënvizon fotografja.
Top Channel