Denise Richards vajton qenin
23/01/2013 14:00
Aktorja Denise Richards është duke kaluar një moment të vështirë, pasi bulldogu i saj i racës franceze, Hank, ndërroi jetë gjatë javës.
Britanikja, e njohur gjithashtu si ish-gruaja e hollivudianit Charlie Sheen, i dedikoi Hankut një status të veçantë në rrjetin shoqëror “Tëitter”.
”Mbrëmë humbëm Hankun tonë të dashur. Do të na mungosh shumë, pas këtyre 13 viteve përkrah nesh. Ai ka kaluar shumë momente të vështira me mua dhe ishte qeni më i mirë në botë, më shumë se kaq, një anëtar i familjes”.
Një adhuruese e kafshëve, Denise, nënë e tre vajzave, mban në shtëpinë e saj një familje të gjërë macesh dhe qensh.
Top Channel