Befason Upton: Reklamë me rrobat në trup

23/01/2013 13:30

Supermodelja Kate Upton befasoi fansat e linjave të saj, duke u shfaqur me rroba në trup për herë të parë në një reklamë.

Në një spot të ngjashëm me videoklipin e famshëm të këngëtares Jessica Simpson, që lante një makinë, 20-vjeçarja tregoi edhe një herë më shumë linjat e saj të përsosura, por pa ndihmën e ndonjë bikini apo veshje tjetër të zbuluar.

Në reklamën e “Mercedesit”, që do të transmetohet në finalen e ndeshjes së “Super Bowl” në SHBA, amerikania paraqitet me xhinse të shkurtëra dhe një bluzë verore, por asgjë të ekzagjeruar.

Spoti nis me disa lojtarë të futbollit amerikan, që po lajnë “Mercedesin CLA”, kur Upton afrohet ne menyre provokuese dhe i lë të gjithë gojëhapur.

Megjithatë, reklama e plotë pritet të zbulohet vetëm në finalen e madhe të ndeshjes të shumëpritur të futbollit amerikan, në datën 3 shkurt.

Top Channel