Argjentina, “eksperimente” përballë Suedisë

23/01/2013 11:40

Argjentina përzgjodhi një ekip kryesisht eksperimental, për ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Suedisë.

Trajneri Alehando Sabella shpalli të mërkurën listën zyrtare të 22 të grumbulluarve, midis të cilëve figuronin të përhershmit Messi, Higuain dhe Di Maria, por edhe disa futbollistë pak të njohur, si Ansaldi, Montijo apo Di Santo.

Miqësorja Suedi-Argjentinë do të zhvillohet në Stokholm, në datën 6 shkurt, në të njëjtën ditë kur kombëtarja jonë të sfidojë Gjeorgjinë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Argjentina për miqësoren e ardhshme.

Portierë
Romero (Sampdoria), Andujar (Catania), Alvarez (Espanyol)
Mbrojtës
Ansaldi (Rubin Kazan), Campagnaro (Napoli), Coloccini (Newcastle), F. Fernandez (Napoli), Garay (Benfica), Montillo (Santos), Zabaleta (Manchester City)
Mesfushorë
Banega, Gago (Valencia), Di Maria (Real Madrid), A. Fernandez (Celta Vigo), Mascherano (Barcelona), Perez (Benfica), Rinaudo (Sporting Lisbon)
Sulmues
Higuain (Real Madrid), Messi (Barcelona), Di Santo (Ëigan), Aguero (Manchester City), Lavezzi (Paris SG), Gaitan (Benfica)

Top Channel