Allen në krye të NATO-s në Europë
23/01/2013 00:00
Emri i Gjenerali John Allen do të jetë propozimi i Shtëpisë së Bardhë për komandant të NATO-s në Europë.
Uashingtoni kishte ngrirë këtë propozim pas akuzave për lidhje të gjeneralit Allen me Jill Kelley. Deklaratat e saj për “sjellje të pahijshme” të eprorëve pasuan me skandalin e lidhjes jashtëmartesore ku u përfshi ish-kreu i CIA-s, David Petraeus me autoren e biografisë së tij.
Por ndryshe nga Petraeus, gjenerali Allen u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat, ndaj Shtëpia e Bardhë ka dritën jeshile për të propozuar atë në krye të NATO-s në Europë.
Aktualisht Allen është komandant i përgjithshëm i forcave të NATO-s në Afganistan, detyrë që pritet ta lërë përgjatë muajit shkurt.
Top Channel