Në një përgjigje ndaj interesimit të mediave të ndryshme, Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton, ka reaguar ndaj shkuljes së lapidarit përkujtimor në Preshevë, fillimisht duke përsëritur qëndrimin e një jave më parë.

Sipas zëdhënëses, Maja Kocijancic, kjo çështje duhet zgjidhur nga autoritetet lokale dhe qëndrore të Serbisë, duke respektuar ligjet e Serbisë dhe duke shmangur tensionet e panevojshme.

Më tej, zyra e Baroneshës Ashton shpreh keqardhjen, që nuk është gjetur ende një kompromis mes palëve, ndërsa shpreh mbështetjen për përpjekjet e OSBE-së në këtë drejtim.

Në përfundim, sipas Maja Kocijancic, BE i bën thirrje të gjitha palëve në Serbi, që të rivendosin dialogun, të shmangin përplasjet e mëtejme, të rindërtojnë besimin dhe të përballen me çështjet e rëndësishme, si për shembull zhvillimin ekonomik dhe social të Serbisë së Jugut dhe përmirësimin e të drejtave të minoriteteve në vend.

Përgatiti: Ernest BUNGURI

Top Channel