SHBA, zhvillohen Ballot Përuruese Presidenciale

22/01/2013 00:00

Nën tingujt e baladës “Let’s Stay Together”, kënduar nga Jennifer
Hudson, Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle ishin
në qendër të vëmendjes në dy ballo përuruese në Uashington të hënën në
mbrëmje.

Zonja Obama ishte rrezellitese me fustanin e kuq te dizenjuar posacerisht per kete mbremje nga stilisti Jason Wu, te cilin ishte pikerisht ajo qe e katapultoi drejt fames ne 2009-n, kur zgjodhi po nje fustan te tij per ceremonite pas betimit.

Ballot Përuruese janë një prej traditave qe ndiqen kur presidenti merr detyrën, perfshire ketu parada dhe marshime me persona te mberritur nga te 50 shtetet, thote ‘Zeri i Amerikes’, ndërsa Presidenti kalon me makinë ose në këmbë së bashku me Zonjën e Parë duke përshëndetur njerëzit që mbushin trotuaret në të dy anët e bulevardit për në Shtëpinë e Bardhë.

Obama e nisi mandatin e ri katervjecar me ceremonine publike te mbajtur ne shkallet e Capitol-it. Përpara nderteses se Kongresit, Presidenti beri betimin teksti i te cilit u lexua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Ndersa thelbi i fjalimit te tij te inaugurimit ishte i qarte: ‘kapni momentin’, – u tha amerikaneve Obama, qe leshoi nje tjeter apel per unitet politik ndersa perqafonte kauzat liberale si reforma e emigracionit, te drejtat e homoseksualeve dh lufta kunder ndryshimeve klimaterike.

Qindra mijera vete ishin mbledhur ne Washington per betimin e Presidentit te 44-ërt te Shteteve te Bashkuara, megjithate vemendja serish nuk ishte e tille me ate te 4 viteve me pare kur gati 2 milione vete erdhen nga cdo cep i vendit per inaugurimin historik te te parit kryetar shteti me ngjyre te Amerikes. Në fjalimin e tij, Presidenti Obama foli mbi të drejtat që sanksionon Kushtetuta amerikane “për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Por ai tha se vendi ka nevojë t’u përshtatet sfidave të reja, në mënyrë që çdo qytetar të mund të jetojë në siguri dhe dinjitet.Obama shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë qe një paqe e qëndrueshme në botë kërkon luftë të përjetshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB