Poloni, mbi 100 të vdekur nga i ftohti

22/01/2013 16:00

Temperaturat disa gradë nën zero kanë shkaktuar mbi 100 të vdekur që prej mesit të dhjetorit në Poloni, treguan të martën shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme Polake.

Ministria përcaktoi se vetëm gjatë fundjavës së fundit, të karakterizuar nga rreshje të dendura dëbore në të gjithë vendin, u gjetën trupat e pajetë të tre personave të ngrirë.

Në janar, i ftohti i ka kushtuar jetën të paktën 20 polakëve.

Në kushte të tilla të të ftohtit ekstrem, autoritetet i kanë bërë thirrje pjesës më të rrezikuar të popullsisë, të moshuarve dhe fëmijëve, që të shmagin sa më shumë ekspozimin me të ftohtin.

Shumica e të vdekurve, janë konfirmuar si të pastrehë ose të alkoolizuar, që për shkak të dehjes nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpitë e tyre, duke humbur jetën në rrugë gjatë natës.

I ftohti i ka kushtuar jetën disa qindra shtetasve të tjerë të Europës Lindore, ndërsa temperaturat në Ukrainë apo Bjellorusi i janë afruar minimumeve historike.

Top Channel