Pippa, një shkrimtare e dështuar

22/01/2013 00:00

Kariera si shkrimtare e Pippa Middleton ka përfunduar ende pa filluar
mirë. Pas dështimit të librit të parë, shtëpia botuese “Penguin” ka
hequr dorë nga botimi i dy vëllimeve të tjera, siç parashikonte
marrëveshja me motrën e dukeshës së Kembrixhit.

Sipas “Daily Mail”, Pippa nuk do të shohë kështu të botuar librin e dytë të saj “Celebrate”, që jep këshilla për organizimin e festës së përsosur.

Vendimi i shtëpisë botuese prestigjoze ka ardhur pasi libri i parë ka shitur fare pak kopje, vetëm 2.189 në javën e parë.

Top Channel