Përdhunimet në Indi, bum shitjesh për spraj lotsjellës

22/01/2013 16:50

Një bum shitjesh së bombulave personale të gazit lotsjellësh dhe atij djegës (i njohur ndryshe si spraji piper) po regjistrohet në Indi, pas disa raste përdhunimesh që kanë tronditur opinionin publik.

Për shkak të paaftësisë së autoriteteve për të siguruar rendin në të gjithë vendin, qytetarët po zgjedhin keto mjete për t’u vetmbrojtur nga agresionet e shpeshta të rrugës dhe siç raportojnë mediat indiane, sprai lotsjellës është shndërruar në veçanërisht popullor, sidomos për vajzat e reja indiane.

Në dhjetor, një studente 23-vjeçare u përdhunua brutalisht në grup në një autobus në Nju Delhi dhe si rrjedhojë e plagëve të marra, ndërroi jetë më vonë në spital.

Autoritetet arrestuan gjashtë të dyshuar për përdhunimin e saj dhe tashmë ata rrezikojnë dënimin me vdekje, por disa raste të reja kanë shokuar publikun në javët e fundit.

Top Channel