Në prill albumi i ri i Carla Bruni
22/01/2013 00:00
Albumi i ri i Carla Bruni do të titullohet “Little french songs” dhe do
të dalë në prill nën etiketën e “Barclay”, shtëpia prestigjoze
diskografike e Universal Music.
Lajmin e bën të ditur e përjavshmja ekonomike franceze “Challengs”, në edicionin e saj të internetit. “Kontrata është firmosur të martën në Paris nga këngëtarja dhe drejtuesit e kompanisë”, njofton gazeta.
Por burimi shton se palët nuk do të bëjnë publike vlerën financiare të kontratës dhe as interesat që ish-zonja e parë do të ketë nga shitjet.
Top Channel