Përfundoi 1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Juventusit dhe Lazios, një rezultat ky, që lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit, që do të luhet më 29 janar në stadiumin “Olimpiko” të Romës.
Skuadra e drejtuar nga Konte kaloi në avantazh në minutën e 63-të, me gol të Peluzos. “Zonja e vjetër” kishte edhe mundësinë të dyfishonte rezultatin, por gjuajtja e Vidal u ndal nga shtylla.
Atëherë kur mendohej se Juvja do të shkonte më superiore në ndeshjen e dytë, Mauri barazoi shifrat 4 minuta nga fundi i sfidës, gol ky që i jep mundësinë Lazios të jetë pak më e avantazhuar në sfidën e kthimit, më 29 janar.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale, ajo mes Romës dhe Interit, do të luhet të mërkurën dhe do të transemtohet direkt nga paketa “Supersport”.
Top Channel