Izraeli voton

22/01/2013 00:00

Izraelitët po hedhin votën e tyre për zgjedhjet e përgjithshme që sipas
sondazheve paraprake do ta rikthejnë Benjamin Netaniahun në krye të
ekzekutivit, por me një mazhorancë të reduktuar.

Ai vete deklaroi se zgjedhja ishte mes dy partive qe do te udheheqin ose nje Izrael te percare e te dobesuar, ose nje Izrael te fuqishem e te bashkuar. Ekspertet mendojne se me shume gjase, Netaniahu do te formoje nje koalicion te ri te krahut te djathte.

Ne ndryshim nga zgjedhjet e meparshme, procesi i paqes me palestinezet nuk ka qene nje nga pikat kryesore te axhendave partiake. Shqetesimet me te medha te votuesve per momentin jane problemet sociale e ato ekonomike. nga sa tregon anketimi me i fundit, lista e perbashket elektorale e partise se Netaniahut, Likud dhe partise ultra-nacionaliste Yisrael Beitenu te ish-ministrit te tij te jashtem Avigdor Lieberman do te siguroje rreth 32 vende ne parlament, qe do te thote 10 me pak se zgjedhjet e meparshme, por mjaftueshem per krijimin e nje shumice me partite e djathta.

Keto te fundit bashke me partite fetare pritet t’i japin Netaniahut nje mazhorance prej 63 vendesh ne Knesetin 120 anetaresh. Fakti qe Netaniahu pritet ta ruaje postin e tij dhe mungesa e kersherise per cfare do te ndodhe, e ben procesin paksa te merzitshem. ‘Keto jane zgjedhjet me te pergjumura qe mbaj mend’, tha nje votues per ‘Jerusalem Post’. Te gjithe e dine kush do te fitoje. Siguria qe nuk eshte larguar kurre nga mendjet e izraeliteve, konsiderohet pika e forte e Netaniahut. ekonomia eshte gjithashtu ne vemendje, ndersa paqja, ku puna e tij calon, per fatin e mire te Kryeministrit, ka qene kete radhe shume larg vemendjes.

Top Channel