Filipinet padisin Kinën në OKB

22/01/2013 00:00

Ishujt Filipine kanë deklaruar se do të çojnë çështjen e pretendimeve
territoriale me Kinën në Detin e Jugut në gjykatën e OKB-së.

Ministri i Jashtëm Albert del Rosario deklaroi se vendimi erdhi pasi Manila zyrtare konsumoi të gjitha përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen.

Ministri tha se arbitrazhi do të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë të kontestit. Tensionet mes dy vendeve kanë qenë të lartë që kur nisi përplasja vitin e kaluar.

Kina deklaron se territori në formë U-je në Detin e Jugut i takon asaj dhe ajo pretendon sovranitetin edhe kundrejt shteteve të tjera të Azisë Jug-lindore.

Në një deklaratë, ambasadori kinez në Manila përsëriti qëndrimin e Pekinit dhe theksoi se, “Kina ka një sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt dhe ujërat që i rrethojnë”.

“Pala kineze mbetet e qëndrimit se çështja e Detit të Kinës së Jugut duhet të zgjidhet nga palët përmes negociatave”, deklaroi ambasadori Ma Keqing.

Në muajt e fundit Pekini ka ndërmarrë një pozicion të rreptë mbi çështjen e ishujve, duke i lënë marrëdhëniet mes Filipinet dhe Vietnamin seriozisht të dëmtuara.

Në një deklaratë ministri Del Rosario deklaroi se zyra e tij e kishte thirrur ambasadorin kinez në Manila për ta informuar mbi lëvizjen.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB