Irani godet një bazë ajrore në Kuvajt, raportohet për pesë ushtarë amerikanë të plagosur
Një shtetas kanadez ka hapur zjarr në një gjykatë në Filipine, duke vrarë dy persona dhe plagosur një të tretë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Cebu mëngjesin e së martës dhe personi po përballej me akuza për veprime keqdashëse.
Nga të shtënat avokati i kanadezit dhe një doktor i pranishëm kanë mbetur të vrarë, ndërsa një prokuror ka mbetur i plagosur. 65-vjeçari më pas është qëlluar nga policia dhe ka ndërruar jetë pak më vonë në spital.
“Ne po hetojmë për të zbuluar se si i dyshuari arriti të fuste një armë në gjykatë”, ka deklaruar shefi i policisë lokale për një stacion radiofonik.
Ende nuk është e qartë nëse kanadezi qëlloi veten pasi hapi zjarr ndaj avokatit dhe doktorit apo u qëllua nga policia, por dyshohet se kanë ndodhur të dyja pistat.
Ngjarja ndodh në një moment kur në Azinë Jug-lindore po zhvillohet një debat i gjerë mbi kontrollin e armëve, pas verifikimit të një sërë ngjarjesh të ngjashme, përfshirë një muajin e kaluar ku mbetën të vrarë 7 persona.
Të dhënat e policisë tregojnë se në Filipine u regjistruan vitin e kaluar 1.2 milion armë zjarri, ndërkohë që rreth 500 mijë të tjera mbahen në mënyrë ilegale.
Top Channel