Effenberg, ndihmësi i Guardiolës?

22/01/2013 15:15

Ish-lojtari i Bayern Munchen, Stephan Effenberg, mund të jetë ndihmësi i Pep Guardiolës në stolin e bavarezëve sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Bild’, kapiteni i Bayern në vitin 2001, vit kur skuadra gjermane fitoi Ligën e Kampioneve, ka marrë licencën e trajnerit dhe ka bërë praktikën pranë ish-klubit të tij në vitin 2011.

Por karakteri i vështirë i Effenberg mund të jetë pengesa e vetme për detyrën e tij si ndihmësi i ish-teknikut të Barcelonës. Vetë ai ka thënë se do ishte shumë e vështirë për këdo që ta pranonte si ndihmës.

Gjithsesi, ‘Bild’ thekson se nevoja që do të ketë Guardiola për një person që e njeh shumë mirë klubin, mund të bëjë që kjo pengesë të kalohet.

Top Channel