Chavez, “bën shaka dhe qesh”

22/01/2013 00:00

Hugo Chavez është mirë, ai bën shaka dhe qesh! Janë këto informacionet e
fundit mbi shëndetin e presidentit të Venezuelës, të komunikuara nga
ministri i Jashtëm, Elias Jaua.

Në një mesazh të publikuar në Twitter pasi takoi vetë presidentin Chavez në Kubë, ministri ka shkruar:

“Shokë, po vij nga një takim me komandantin tonë, presidentin Hugo Chavez. Ne bëmë shaka së bashku dhe qeshëm. Rroftë Chavez!”.

Shefi i diplomacisë venezueliane ka bërë gjithashtu të ditur se zoti Chavez ka dhënë udhëzime për pjesëmarrjen e Venezuelës në samitin e ardhshëm të Amerikës Latine.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi zëvendëspresidenti Nicolas Maduro tha se presidenti ka përfunduar periudhën e post-operacionit dhe po mbledh forcat.

Megjithatë, presidenti nuk është dëgjuar dhe as është shfaqur në publik që prej operacionit që iu nënshtrua më 11 dhjetor kur ishte në Kubë.

Para se të nisej për në Havana për mjekim, Chavez, që gëzon postin e presidentit që prej vitit 1999, emëroi zotin Maduro si zëvendësin e tij në rast se atij i ndodhte ndonjë gjë.

Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar qartësi se kush po drejton vendin pasi presidenti mungoi në ceremoninë e betimit për marrjen e mandatit të katërt rresht më 10 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB