Afganistan, Princi Harry: Kam qëlluar armiqtë

22/01/2013 03:45

Princi Harry ka bërë të ditur se ka qëlluar ndaj kryengritësve talebanë, gjatë përvojës së tij si pilot helikopteri ushtarak në Afganistan.

Princi, periudha prej 5 muajsh me mision në Afganistan e të cilit sapo ka përfunduar, ka folur rreth rolit të tij si një pilot i dytë i një helikopteri qëllues “Apache”, si dhe për vrasjen e objektivave të tij.

“Po, madje shumë njerëz. Për atë punë kanë qenë skuadrat atje. Çdokush godiste mbi objektiva të caktuara, në sasi të caktuara”, tha ai. “Nëse njerëzit atje përpiqeshin t’i bënin keq djemve tanë, atëherë ne i nxirrnim jashtë loje”.

Princi Harry u largua nga Afganistani të hënën. Ekipet xhiruese të lajmeve janë lejuar ta intervistojnë atë gjatë periudhës së misionit të tij, vetëm nëse pranonin që të shtynin transmetimin deri kur të largohej nga ai vend.

Sikurse foli për rolin e tij në Afganistan, ai diskutoi edhe mbi çështje të tjera të ndryshme, përfshi këtu edhe faktin që e “turpëroi” familjen e tij, kur u fotografua nudo në një dhomë hoteli në Las Vegas, vitin e kaluar.

Princi Harry tha se shërbimi ushtarak i tij në Afganistan ishte “po aq normale sa ç’duhet të ishte”. Ai tha se kjo ishte një eksperiencë, “ndoshta një shembull klasik se si mund të isha tejet i armatosur dhe jo mjaftueshëm një princ”.

Por, ai shtoi: “Gjithsesi, në fund të ditës ndodhesha në një zonë private, ku kishte një privatësi të caktuar, sa ç’mund të priste kushdo në ato rrethana”.

Top Channel