Slott dhe gafa e Tudor: Ne personat pa flokë, nga prapa dukemi të gjithë njësoj…
Futbollistët e Manchester United marrin me “sportivitet” barazimin dramatik me Totenhemin në ndeshjen e vlefshme për Premierligën angleze këtë fundjavë.
Skuadra e Alex Ferguson barazoi 1-1 me londinezët, edhe pse udhëhoqën deri në minutën e 93 të takimit. Menjëherë pas këtij takimi, ekipi i hipi avionit dhe u nis për në Doha të Katarit për një tur stërvitor që do të zgjasë një javë.
E pazakontë ishte “uniforma” e re e United. Nga fotot e publikuara fillimisht në Instagram, shihet Van Persey dhe gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës të veshur me pizhama “bug bunny” në bordin e avionit.
Nisma shihet si një mënyrë e mirë për të harruar humbjen e dy pikëve ndaj Totenhem, por ka nga ata që e kanë kritikuar në internet duke e quajtur qesharake dhe patetike, ndërsa shumë të tjerë e vlerësuan.
Do të ishte interesante të shihnim Sir Alex Ferguson me pizhamat “Bugs Bunny”, por fatkeqësisht asnjë foto e tillë nuk është publikuar ende, të paktën deri më tani.
Top Channel