SHBA, adoleshenti vret 5 veta

21/01/2013 00:00

Një adoleshent amerikan ka qëlluar për vdekje 5 njerëz në shtetin jugperëdimor të SHBA-ve, Nju Meksiko.

Policia ka bërë të ditur se trupat e një burri dhe gruaje, si dhe tre fwmijw janë gjetur brenda në shtëpi në Qarkun e Bernalillo-s në Albuquerque, qyteti më i madh në Nju Meksiko.

Policia thotë se i riu i dyshuar, është arrestuar në lidhje me të shtënat e të shtunës mbrëma. Ai tani do të përballet me akuzat për vrasje.

Aaron ëilliamson, një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut të Bernalillo-s i tha agjencisë së lajmeve AFP se policia ka parë armë të shumta në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe një “pushkë ushtarake-lloj sulmi”.

Ai tha se ende nuk dihet mativimi i këtij të riju për të bërë atë vrasje të pesëfishtë, por se hetimet janë duke vazhduar në lidhje me këtë ngjarje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta