Seyfried: Roli i pornostarit më mësoi shumë

21/01/2013 16:30

Roli më i guximshëm në jetën e hollivudianes Amanda Seyfried, ai i pornostarit të viteve 1970, Linda Lovelace, e ka ndihmuar ndjeshëm 27-vjeçares edhe në jetën e saj personale.

E reja, e cila është protagonistja e autobigrafisë së rallë të ikonës së filmave me “pullë të kuqe”, zbuloi në një intervistë të publikuar ditën e hënë, se nëpërmjet interpretimit të Lovelace ka mësuar që të shijojë seksin në jetën e saj reale.

”Në jetën time intime kam qenë si një gonxhe luleje, e cila hapi dalë ngadalë petalet e saj dhe pas këtij filmi, tashmë jam e hapur plotësisht. Kam mësuar shumë mbi veten dhe mbi të gjitha kam mësuar se si të shijoj raportin. Tashmë ndihem e lirë”, deklaroi Amanda.

Në një prej filmave më të shumëpritur të 2013-s, për historinë unike dhe teknikat e veçanta të realizimit, filmi dedikuar Lovelace po xhirohet me një kast të përzgjedhur aktorësh, ku përveç Seyfried në rolin kryesor, marrin pjesë edhe Sharon Stone, James Franco, Juno Temple, Robert Patrick, Ëes Bentley dhe Chloë Sevigny.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA