
Një problem në një gjenerator vendosi në alarm një central bërthamor mëngjesin e së hënës në Rusi, raportuan mediat vendase.
Sipas agjensisë “RIA Novosti”, centrali i Tverit në Kalinin, në veri të Moskës, pati një problem në gjeneratorët e impiantit ftohës në reaktorin e tij të parë.
Si rrjedhojë, punonjësit e centralit u detyruan që të realizonin një fikje urgjente të reaktorit të rrezikuar.
Incidenti nuk pati rrjedhoja përsa i përket nivelit të rrezatimeve dhe nivelit të furnizimit të energjisë.
Në vitin 1986, në Bashkimin Sovjetik u regjistrua incidenti bërthamor më serioz në botë, në kohë paqeje, në impiantin ukrainas të Çernobilit.
Disa dhjetëra mijëra persona humbën jetën nga rrezatimet dhe ndotja bërthamore, pas shpërthimit që u shkaktua në atë kohë pikërisht nga gjeneratori, i cili gjatë një testimi për mungesën e energjisë nuk arriti të ftohte në kohë bërthamën e reaktorit, duke provokuar një reaksion zinxhir.
Top Channel