Rikthehet Reali i rekordeve

21/01/2013 00:00

Real Madrid rekuperon efikasitetin para portës, atë që i ka munguar gjatë këtij sezoni dhe që ka lejuar Barcelonën të jetë 15 pikë larg në krye të renditjes së kampionatit spanjoll, duke mundur 5-0 Valencian në “Mestalla”.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho i ka shënuar të gjithë golat në pjesën e parë. Performanca e madrilenëve të kujtonte ndeshjet e sezonit të kaluar, sezonit ku Reali theu rekordet e Ligës.

Ndaj dy lojtarëve shpërthyes si Cristiano Ronaldo dhe Di Maria, Valencia e pagoi shumë shtrenjtë mbrojtjen e lartë të vendosur nga trajneri Valverde.

Golat e ndeshjes: Gonzalo Higuain dhe nga dy për kokë shënuan pikërisht portugezi me argjentinasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB