Raul drejt kampionatit japonez?

21/01/2013 20:00

Ish-kapiteni i Realit të Madridit dhe Schalke 04, Raul Gonzales, mund të transferohet në sezonin e ardhshëm në kampionatin japonez, në radhët e FC Tokios.

35-vjeçari, aktualisht luan në radhët e Al Sadit në Katar dhe pavarësisht moshës, golashënuesi duket i vendosur që të vazhdojë të luajë edhe për disa vite të tjera.

Kampionati japonez do t’i jepte mundësinë Raulit që të transferohet në një ligë më konkurruese dhe të zbulonte potenciale të reja në Azi, ndërsa për Tokion do të përbënte një goditje të rëndësishme marketingu.

Gjatë së hënës, për Raulin u spekulua gjithashtu mundësia që ai të shndërrohet në ndihmësin e Guardiolës tek Bajerni i Mynihut, por ai ka mohuar çdo dëshirë për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur për një detyrë drejtuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA