Piratë grabisin anijen çisternë

21/01/2013 15:55

Një grup personash të armatosur grabitën një anije çisternë nga kryeqyteti-port i Bregut të Fildishtë, Abixhani, informuan të hënën burime zyrtare.

Anija që udhëtonte me flamur panamez u sulmua pesë ditë më parë ndërsa përgatitej të shkarkonte 5 mijë tonë naftë ne nje nga kalatat e porti, por lajmi ishte mbajtur i fshehtë deri tani.

Sulmet e piratëve, të shndërruar në një problem ndërkombëtar pranë brigjeve të Somalisë, janë rritur në mënyrë drastike edhe në brigjet perëndimore të Kontinentit Afrikan.

Shumica e sulmeve janë verifikuar pranë brigjeve nigeriane, ku nafta shpesh vidhet për t’u rishitur në tregun e zi.

Kompania bregofildishtase e transportit, “Koda Maritime”, nën pronësinë e të cilës ndodhej çisterna e grabitur nga piratët, informoi “BBC” se anija po operohej nga 16 marinarë nigerianë.

Nuk dihet ende fati i marinarëve, të cilët besohet se mbeten pengje në bordin e anijes së tyre, e cila tani po udhëton në brendësinë e ujrave ganezë, ku pritet në orët e ardhshme të realizohet edhe një ndërhyrje policore.

Grabitja e parë e një anijeje në Bregun e Fildishtë u regjistrua në tetor 2012, kur 14 persona të armatosur me kallashnikovë dhe thika morën drejtimin e një çisterne me 30 mijë tonë naftë.

Më vonë, i gjithë grupi i marinarëve u lëshua i palënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA