
Një bashkëpunëtor i tre grave kurde të ekzekutuara në Paris më parë gjatë këtij muaji është vendosur zyrtarisht nën hetim për vrasjen e tyre.
30-vjeçari, shoferi i aktivisteve kurde, ishte një prej anëtarëve themelues të grupit militant kurd të “PKK”-së.
Tre aktivistet u gjetën të vrara brenda ndërtesës së komunitetit kurd në Paris, duke ngjallur protesta të shumta midis radhëve të pakicës që formon 20% të popullsisë së Republikës së Turqisë.
Besohet se vrasja e grave mund të ketë në sfond disa përplasje të brendshme brenda organizatës, ndërsa të tjerë hedhin hije dyshimi mbi ultranacionalistët kurdë.
I dyshuari, Omer Guney, ishte një prej dy kurdëve etnikë të arrestuar një javë më parë nga një njësi anti-terror që po hetonte vrasjet. i arrestuari i dytë u lëshua pak pas arrestimit.
Top Channel