Mali, trupat franceze në Diabaly

21/01/2013 00:00

Një autokolonë trupash vendase e franceze hyri në qytetin qendror të
Malit, Diabaly pa hasur në rezistencën e militantëve islamike.

Një reporter i AFP-së që udhëton bashkë me ushtarët, foli për të paktën 30 makina të blinduara që po lëvizin nëpër qytet. Islamikët, sipas raporteve në media, u larguan nga Diabaly të premten pas sulmeve ajrore franceze.

Nderhyrja ushtarake e Frances ne Mali nisi mbi nje jave me pare me qellimin t’i jepet fund kontrollit te islamikeve ne veri te vendit dhe avancimit te tyre ne zonat jugore. 2.000 trupa franceze jane aktualisht ne terren atje, ndersa pritet te mberrijne edhe 500 te tjera apo edhe me shume. Chadi, Nigeria, Senegal, Burkina Faso, Niger e Togo jane zotuar te dergojne edhe ata ushtare ne kete vend Belgjika, Kanadaja e Danimarke do te ndihmojne me avione transporti ndersa Shtetet e Bashkuara do te ofrojne mbeshtetje logjistike.

Per Parisin zyrtar, operacionet e kane dëmtuar pozitën e ekstremistëve, prania e të cilëve kërcënon jo vetëm qëndrueshmërinë në Mali, por edhe në gjithë rajonin Sahel.Goditjet ajrore sipas zyrtareve franceze kanë ndryshuar status kuonë, duke i sprapsur ekstremistët nga qytete strategjike si Mopti dhe Savare, pak kilomentra nga kryeqendra Bamako.Megjithate, ata pohojne se jane befasuar nga niveli i aftësive dhe përgatitjes së kryengritësve. Eliminimi i bazave te tyre ne veri te vendit, nuk do te jete nje detyre e lehte. Grupet islamike kontrollojne aktualisht nje zone te gjere ne shkretetiren e Saharase, me nje siperfaqe me te madhe se Franca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB