
Koreja e Veriut do t’u lejojë vizitorëve të huaj që të marrin me vete telefonat celularë dhe të bëjnë telefonata ndërkombëtare në mënyrë autonome, me kartën sim të operatorit lokal Koryolink.
Ndryshimi i madh ka nisur të zbatohet që prej 7 janarit, dita e vizitës së ish-guvernatorit të Nju Meksikos, Bill Richardson dhe e presidentit të Google, Eric Schmidt.
Deri më sot të gjithë vizitorët ishin të detyruar që në momentin e mbërritjes në aeroportin e Penianit të dorëzonin celularët dhe t’i rimerrnin vetëm në momentin e nisjes.
Analistë të ndryshëm e kanë komentuar këtë vendim të qeverisë koreano-veriore si një revolucion të vërtetë, pasi vendi aziatik njihet për çensurën e rreptë që imponon diktatura komuniste.
Top Channel