Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht
Opozita e qendrës së majtë të Gjermanisë ka marrë një fitore të ngushtë
ndaj koalicionit të kancelares Angela Merkel, në zgjedhjet e shumicës së
shteteve.
Opozitarët e Social Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër kanë fituar shumicën e vendeve në legjislativin e Saksonisë së Ulët.
Fitorja e këtyre të fundit ka larguar koalicionin e Merkelit të përbërë nga Bashkimi Kristiano-Demokrat dhe Demokratët e Lirë pro-tregut, të cilët kanë udhëhequr me këtë rajon veriperëndimor për 10 vite dhe të cilët po ashtu përbëjnë edhe qeverinë nacionale.
58-vjeçarja Merkel do të kërkojë edhe një mandat të ri 4-vjeçar në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator të këtij viti. Merkel dhe partia e saj janë ranguar mirë në zgjedhjet nacionale, por, opozita ka thënë se zgjedhjet në Saksoninë e Ulët, janë tregues për ato të përgjithshme.
Top Channel