Ekzekutim publik në Teheran(KUJDES, IMAZHE TE RENDA)

21/01/2013 18:50

Dy iranianë u varën në qendër të kryeqytetit Teheran, në një dënim ekzemplar të Republikës Islamike ndaj krimit të rrugës.

Alireza Mafiha dhe Mohammed Ali Sarvari, të ekzekutuar përpara një turme prej dhjetëra mijëra personash, grabitën më parë një person në rrugë, duke përdorur një hanxhar për ta kërcënuar.

Disa bashkëpunëtorë filmuan të gjithë episodin dhe dy keqbërësit e publikuan grabitjen e tyre me krenari në rrjetin e postimit te videove “Youtube”.

Kodi penal i Iranit nuk e përfshin dënimin kapital për vjedhjet, por gjykatësi, duke vëzhguar dinamikën e krimit të tyre, i goditi me nenin e krimit të “luftës kundër Zotit”, i dënueshëm me vdekje.

Në vijim të ekzekutimit, të realizuar mbrëmjen e ditës së dielë, disa organizata dhe shtete perëndimore protestuan për “barbarinë” e treguar nga Irani, në realizimin e këtij ekzekutimi të stilit mesjetar.

Në notat e shumta të protestave, sulmohej jo vetëm forma e ekzekutimit, por edhe vetë dënimi me vdekje i dy personave për një krim si vjedhja nëpërmjet dhunës, një vepër penale jo midis më të rëndave.

Megjithatë, Teherani u mjaftua duke komentuar se “ligjet e shtetit u zbatuan”, ndërsa gazetat vendase mbrojtën vendimin e autoriteteve, duke thënë se pavarësisht formës, këto ekzekutime publike janë të efektshme në uljen e kriminalitetit në vend.

Top Channel