Britani, ligji antiduhan, bie numri i fëmijëve me astmë

21/01/2013 00:00

Numri i fëmijëve me astmë të shtruar në spital ka pësuar një rënie të
ndjeshme që prej ndalimit të duhanit në vendet e mbyllura publike në
Britani. Një studim i realizuar së fundi tregon se niveli i të miturve
me kriza astme ka rënë 12 % krahasuar me një vit më parë, e kjo është
pikërisht që nga koha kur legjislacioni antiduhan hyri në fuqi.

Ekspertet thone se kane deshmi qe tregojne se njerezit kane filluar te shmangin edhe duhanpirjen brenda ambienteve te shtepise. Autoritetet shendetesore britanike i cilesuan ‘inkurajuese’ rezultatet e studimit.

Shkencetaret e Imperial College te Londres kane kontrolluar te dhena te cilat datojne qe prej prillit 2002. Nga perllogaritjet e tyre, rezulton se edhe pergjate 12 muajve ne vazhdim do te kete tkurrje e numrit te femijeve te shtruar me kriza astme ne spital me 12 % dhe 3% me shume per dy vitet qe do te pasojne, e barazvlefshme kjo me plot 6.800 shtrime.

Perpara hyrjes ne fuqi te ligjit kunder duhanit ne vendet publike, nje pjese e mire e debatit ishte perqendruar tek mbrojtja e punonjesve te bareve nga duhanpirja pasive. Asokohe, shume kritike kembengulnin se duhanpiresit duhet te tregohen me te pergjegjshem persa i takon ndezjes se cigareve ne shtepi, sepse tymi demton shendetin e familjareve te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB