Berlusconi: Besoj se Kaka’ do të rikthehet
21/01/2013 00:00
Silvio Berlusconi theksoi për ‘Sky Sports’ se është shumë optimist mbi rikthimin e Kaka’ tek Milani në merkaton e janarit.
Padroni i kuqezinjve deklaroi se ka shumë mundësi që të arrihet marrëveshja me Realin e Madridit për futbollistin brazilian, i cili arriti kulmin kur luante me klubin e Milanos.
“Jam optimist. Është një lojtar i madh dhe një njeri i madh. E kemi ende në zemrat tona”, deklaroi Berlusconi.
“Nëse Kaka’ do të bashkohej me Milanin, do të ishte një zgjidhje edhe për Realin sepse në Spanjë po qëndron në stol. Ai mund të rikthehet në nivelet e larta tek Milani”, shtoi presidenti, i cili në lidhje me Balotellin preu shkurt: “Nuk e di çfarë do të bëhet.”
Top Channel