Vrasje me armë zjarri në Shkodër

20/01/2013 09:50

Vrasjet vazhdojne të trondisin qytetin verior të Shkodrës, edhe gjatë këtij muaji të parë të vitit 2013.

Pas vrasjes së ndodhur pak dite më pare, një tjetër person u qëllua për vdekje mëngjesin e së dieles, në qendër të qytetit në një zone tepër të populluar pranë tregut, ne lagjen Zdrale.

Viktima, shtetasi Kujtim Vajushi, 46 vjeç, po ecte në këmbe te rruga e tregut, duke shkuar tek automjeti tij i parkuar pak metra larg vendit te ngjarjes, kur dy përsona me motor dhe skafandra iu afruan prane viktimes duke e qelluar me disa plumba pistolete.

46-vjeçari Vajushi gjeti vdekjen brenda pak minutash, ndersa autoret u larguan me motoçiklete pa lene gjurme.

Asnje prej deshmitareve okulare te ngjarjes nuk mundi te jape nje pershkrim te fytyres se tyre, por vetem te permasave fizike.

Ekzekutimi ndodhi ne nje zone te populluar dhe shkaktoi terror e panik te qytetaret.

Ndërkohë, policia e cila ka nisur hetimet per vrasjen po perpiqet te ngreje pistat e para te mundshme.

Por, viktima Kujtim Vajushi nuk eshte person i panjohur për policin e Shkodrës. Ai është arrestuar disa vite më parë pasi në vitin 2002, gjatë një shkembi zjarri me një tjetër përson, që pati vrarë aksidentalish një vajzë 9 vjece.

Për këtë ngjarje, viktima Kujtim Vajushi pati bërë 5 vite burg, por vrasja e tij, siç informojnë forcat e rendit, nuk po trajtohet aktualisht si e motivuar nga gjakmarrja.

Top Channel