Pogba mund Udinesen

20/01/2013 00:00

Francezi Pol Pogba me talentin e tij ka rikthyer Juventusin tek fitorja. Skuadra e Kontes shkatërroi në Torino 4-0 Udinesen dhe falë barazimit të Lazios me Palermon e çon sërish në 5 pikë diferencën me vendin e dytë.

Juventinët zhbllokuan rezultatin në fundin e pjesës së parë falë një supergoli nga jashtë zone të talentit francez. Në të dytën Udinese kërkon të barazpeshojë lojën, por në të 66-n minutë Pogba, sërish nga jashtë zone, dyfishoi rezultatin.

Goli i tretë u shënua nga Vucinic ndërsa Matri në fund vulosi fitoren e thellë të Juventusit që vinte në këtë ndeshje pas një humbjeje dhe një barazimi në fund të vitit 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB