Nis Kupa e Kombeve të Afrikës

20/01/2013 00:00

2 vjet pas Kupës së Botës, Afrika e Jugut rikthehet sërish protagoniste dhe këtë herë duke qenë ajo organizatorja e Kupës së Afrikës.

Në ndeshjen që startoi këtë turne, e cila u zhvillua në Johanesburg, vendasit barazuan pa gola me kombëtaren e Kepit të Gjelbër, rezultat ky që i bën këto dy përfaqësuese të ndajnë nga një pikë.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar edhe në sfidën tjetër të këtij grupi, ajo mes Angolës dhe Marokut.

Pas ndeshjeve të para, të katër skuadrat e grupit A kanë nga një pikë, ndërkohë të dielën do të luhen sfidat e para të grupit B, Gana-Kongo dhe Mali-Niger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA