Kupa e Afrikës, barazojnë Gana e Mali
20/01/2013 20:50
Në ndeshjen e parë të Grupit B, Gana, si pretendente për trofeun e këtij aktiviteti, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Kongon.
U duk se do ta kishin të thjeshtë këtë ndeshje ganezët, duke kaluar në avantazhin e dy golave, por nuk ndodhi kështu. Golave të Badu dhe Asamoas iu përgjigjën kongolezët me Mabi dhe Mbokani, me 11-metërsh ky i fundit, duke mbyllur gjithçka në barazim 2-2.
Po në barazim u mbyll edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Malit dhe Nigerit, por me rezultatin e bardhë 0-0.
Top Channel