Gjermani, zgjedhjet lokale, “barometër” për Merkel

20/01/2013 14:05

Votuesit e landit të Saksonisë Jugore, në Gjermani, i drejtohen të dielën kutive të votimit, në zgjedhjet e qeverise lokale të konsideruara si “barometër” të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

Aktualisht, landi kontrollohet nga Kristian-Demokratët (CDU) e Angela Merkel, në koalicion me partinë pro-europiane, Demokratët e Lirë.

Megjithatë, partitë e opozitës kanë shpresa në një përmbysje të rezultatit dhe realizimin e një fitoreje që do të jepte shumë shpresa përpara zgjedhjeve të shtatorit.

Sipas sondazheve, diferenca pritet të jetë shumë e ngushtë.

Gjermano-skocezi David McAllister, kryeministri i qeverisë lokale të Saksonisë Jugore dhe një aleat i ngushtë i Kancelares Merkel, konkurron për t’u rizgjedhur.

Përballë tij është vendosur një përfaqësues i një koalicioni të gjerë partish opozitare, midis të cilëve edhe bashkimi i socialdemokratëve me të gjelbërit.

Top Channel